• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5246 blog entries.

    Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvajtin

    Prishtinë, 31 mars 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka theksuar interesimin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim ndërshtetëror me Kuvajtin në implementimin e projekteve zhvillimore të përbashkëta – në fushën e ekonomisë, ndërsa shprehu bindjen se ky vend së shpejti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    By |2011-04-01T02:05:33+00:001 Prill, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Privatizimi i PTK-së pjesë e reformës strukturale të ekonomisë së vendit

    Prishtinë, 24. mars 2011. – Privatizimi i PTK-së do të kryhet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe transparencë të plotë duke kërkuar realizimin e plotë të interesave të të punësuarve në PTK-ka thënë sot ministri I Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj në takimin me përfaqësuesit e sindikatave të Postë dhe Telekomit të Kosovës.

    By |2011-03-25T03:26:07+00:0025 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj kërkon mbështetjen e Maqedonisë për Kosovën në CEFTA

    Prishtinë, 24 mars 2011 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka kërkuar përkrahjen e Maqedonisë në zgjidhjen e problemit që lidhet me respektimin e marrëveshjes së CEFTA-s, me të cilën ballafaqohet Kosova si pasojë e bllokadës që po i bëhet nga ana e Serbisë dhe Bonjës.

    By |2011-03-25T03:21:48+00:0025 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Privatizimi i PTK-së pjesë e reformës strukturore të ekonomisë

    Prishtinë, 21 mars 2011 - Privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës është pjesë e reformës strukturore të ekonomisë së vendit ka thënë sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në takimin e informues të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me përfaqësues të donatorëve, Fondit Monetar Ndërkombëtar , përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të Kuintit në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të investitorëve të interesuar për PTK.

    By |2011-03-22T04:00:24+00:0022 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Holanda mbështet ripërtëritjen e marrëveshjes tregtare Kosovë-BE

    Prishtinë, 21 mars 2011- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Robert Bosch ka premtuar sot ndihmën e Holandës për Kosovën sa i përket ripërtëritjes së marrëveshjes për preferencat tregtare në mes të Kosovë dhe Bashkimit Evropian.

    By |2011-03-21T11:21:43+00:0021 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Austria dhe Turqia rikonfirmojnë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

    Prishtinë, 18 mars 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka marrë rikonfirmimin nga diplomatët austriak dhe turk në Kosovë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me theks të veçantë në fushat që mbulohen nga MZHE.

    By |2011-03-18T15:55:51+00:0018 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj: OEK-u akter i rëndësishëm dhe zëri i komunitetit të biznesit

    Prishtinë, 08 mars 2011 - Oda Ekonomik e Kosovës (OEK) është një nga akterët kryesorë në dizajnimin e politikave ekonomike, ngase OEK është zëri i komunitetit të biznesit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë takimit me kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

    By |2011-03-09T02:44:17+00:009 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Takime të shumta të ministrit Beqaj në Londër

    Prishtinë, 4 mars 2011 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në kuadër të vizitës njëditore në Britaninë e Madhe ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësuesit e shtetit, organizatave dhe kompanive ku ka shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të projekteve të ndryshme të përkrahura nga institucionet shtetërore të Britanisë së Madhe.

    By |2011-03-07T02:55:45+00:007 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj: Prioritetet e MZHE-së, reformat strukturore, modernizimi i ndërmarrjeve publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm

    Prishtinë, 3 mars 2011- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka theksuar se prioritetet e Ministrisë të cilën e udhëheq do të jenë reformat strukturore të ekonomisë dhe modernizimi i ndërmarrjeve publike, me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të Energjisë, si dhe avancimi dhe modernizimi i Teknologjisë Informative dhe Telekomunikacionit sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

    By |2011-03-03T10:38:39+00:003 Mars, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Besim Beqaj pranoi detyrën nga ministrja Pula

    Prishtinë, 24 shkurt 2011- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pranuar sot detyrën nga Ministrja e deritashme e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, ministri e cila do të inkorporohet në dikasterin e parë.

    By |2011-02-25T05:29:42+00:0025 Shkurt, 2011|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top