Ministri Beqaj priti ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë Stojan Karajanov
Prishtinë, 26 shtator 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj ka pritur në takim Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë Stojan Karajanov. Në takim është diskutuar realizimi i Forumit biznesor Kosovë- Maqedoni, i cili pritet të organizohet në mes të muajit tetor me iniciativë të ministrit Beqaj.








