Dymbëdhjetë kompani konkurrojnë për këshilltar të transaksionit për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 10 janar 2012 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton se është përmbyllur faza e shprehjes së interesit për para-kualifikim të kompanive për tenderin për shërbimet këshillëdhënëse të transaksionit për privatizimin e PTK-së.










