KQP aprovoi pakon finale tenderuese për privatizimin e KEDS-it
Prishtinë, 31 janar 2012 - Komiteti Qeveritar për Privatizimin (KQP) e KEDS, në mbledhjen e mbajtur sot, në prani të monitorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, ka aprovuar pakon finale tenderuese dhe skemën e transferit me të cilën tashmë janë pajtuar edhe investitorët parakualifikuar (Elsewedy, Calik, Limak dhe Taib Bank) në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS).










