Beqaj: Kosova do ti përmbush obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë
Vjenë, 30 qershor 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka deklaruar sot se Kosova do t’i përmbush obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
Vjenë, 30 qershor 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka deklaruar sot se Kosova do t’i përmbush obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
Prishtinë, 23 qershor 2011 - Procesi për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, është duke shkuar sipas agjendës së paraparë. Kompanive të parakualifikuara, Elsewedy, Çalik, Limak dhe TAIB Bank, ju është ofruar qasje në “Dhomën e të dhënave” (Dataroom) ku kanë filluar marrjen e të dhënave nga sektori i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut.
Prishtinë, 20 qershor 2011- Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës është duke u zhvilluar sipas strategjisë dhe planit të paraparë, bazuar në dispozitat ligjore dhe me transparencë të plotë.
Prishtinë, 9 qershor 2011- Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të MZHE-së dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ i cili do të jetë bazë për lidhjen e kontratave me qëllim të bashkëfinancimit të projektit për ndriçim efiçient për objektet publike në nivele komunale.
Prishtinë, 9 qershor 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj i shoqëruar nga kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka vizituar sot Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2011”, në të cilin po marrin pjesë kompani nga Kosova rajoni dhe më gjerë.
PRISHTINË, 8 qershor 2011 - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, foli për punën e deritashme dhe masat e marra nga ministria për zhvillimin ekonomik të vendit.
2. Ministri Beqaj takohet me zëvendës kryeministren Edita Tahiri
Prizren, 6 Qershor 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, deklaroi të hënën në Prizren se resori qeveritar të cilin e udhëheq synon të përkrah biznesin e vendit, por nuk do të ketë subvencionim klasik, ndërsa do të punohet për krijimin e parakushteve për rritje të zhvillimit ekonomik.
SHARR, 6 qershor 2011 – Besim Beqaj , ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë takimit me kryetarin e Komunës dhe afaristët e Sharrit, ka folur për rritjen e konkurrencës, fuqizimin e sektorit privat, gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime dhe për krijimin e ambientit të sigurt dhe stabil për biznes, duke përcaktuar dinamikën konkrete të realizimit të tyre.