Ministri Beqaj u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Tiranë, 22 gusht 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj është pritur sot në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili parashtroi një plan zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Ministri Beqaj gjatë takimit prezantoi situatën aktuale ekonomike të Kosovës dhe proceset e privatizimit të sektorëve strategjik të telefonisë dhe energjisë.










