Beqaj: Procesi i privatizimit të PTK-së nis nga fillimi
Prishtinë, 17 tetor 2011 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin (KQP) e PTK-së ka marrë sot vendim që te shpall të mbyllur procesin e privatizimit të PTK-së dhe të nis përgatitjet për një proces të ri të privatizimit të kësaj kompanie, i cili do të realizohet në bazë të orientimeve strategjike që ka Qeveria, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.










