Qeveria e interesuar të rregullojë bilancin tregtar
Prishtinë, 19.04. 2012 - Qeveria është e interesuar që ta rregullojë bilancin tregtar, i cili mund të bëhet vetëm me eksport, por njëkohësisht edhe me partneritete afatgjate e të besueshme, të cilat bizneset mund të ndërtojnë përmes kontakteve të tyre, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.










