MZHE: Astetet e PTK-së nuk jepen në hipotekë
Prishtinë, 10.10. 2012 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP) i vlerëson si të pavërteta dhe tendencioze shkrimet në disa nga mediat vendore se kinse ka premtuar dhënien në hipotekë të aseteve të paluajtshme të PTK-së apo Postës së Kosovës për kompanitë e parakualifikuara në procesin e privatizimit të PTK-së.









