3CIS shembull i suksesit përtej tregut të Kosovës
Prishtinë, 25.04.2013 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) pas reformës që e ka bërë në fushën legjislative me Ligjin e aprovuar për Komunikime Elektronike si dhe me aprovimin nga Qeveria të dokumentit të Politikave të Komunikimeve Elektronike do të fokusohet në zhvillimin e sektorit të TIK-ut si industri në vetvete, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.