Qeveria mbështet modernizimin e infrastrukturës energjetike
Prishtinë, 17.04.2015 - Sa është i rëndësishëm sigurimi i energjisë elektrike, po aq të rëndësishme janë edhe pjesët e tjera të sistemit, si rrjeti dhe transmetimi sepse modernizimi i tij mundëson që furnizimi me energji të jetë më cilësor dhe rrit kapacitetet transmetuese dhe transformuese, duke ditur që edhe KOSTT-i në optiken e euro integrimeve e ka një rol të rëndësishëm, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.










