Stavileci premton mbështetje për përmirësimin e mjedisit binesor
Prishtinë, 25.06.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në një takim kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shoqërohej nga disa drejtues të bizneseve të fushave që kryesisht mbulohet nga kjo ministri, me të cilët ka diskutuar për mjedisin biznesor, sfidat energjetike dhe mundësitë e eliminimit të barrierave aktuale.








