• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5318 blog entries.

    MZH lanson fondin për Teknologjinë e Informacionit dhe Inovacionit

    Prishtinë, 17.05.2015 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë iniciativën për themelimin e një Fondi të pavarur të dedikuar për mbështetjen e kompanive të reja dhe në rritje të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Kosovë mbi bazën e konceptit të bashkëpunimit publiko-privat, konform orientimeve strategjike të Qeverisë, ka bërë të ditur sot kreu i kësaj ministre, Ministri Blerand Stavileci.

    By |2015-05-17T13:24:43+00:0017 Maj, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci prezanton Kosovën në Konferencën e ICTA-së në Stamboll

    Prishtinë, 07.05.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, po merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, nën organizimin e ICTA - Information and Communication Technologies Authority.

    By |2015-05-07T06:48:15+00:007 Maj, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Institucionet mbështesin zhvillimin ekonomik përmes TIK dhe Inovacionit

    Prishtinë, 05.06.2015 - Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nuk mund të arrihet pa zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionin dhe për këtë nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, ky është konstatimi që doli nga Forumi “Zhvillimi Ekonomik përmes teknologjisë së informacionit dhe të inovacionit”, që për herë të parë u zhvillua në Prishtinë në organizim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

    By |2015-05-06T11:41:41+00:006 Maj, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: Teknologjia informative shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik

    Prishtinë, 05.05.2015 - Teknologjia e Informacionit dhe Inovacionit janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të një shteti, ngase të gjithë sektorët tjerë si energjia, minierat etj, ndërlidhen me këtë sektor, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2015-05-05T09:02:40+00:005 Maj, 2015|Uncategorized|0 Comments

    USAID mbështet projektet energjetike në Kosovë

    Prishtinë, 29.04.2015 - Zbatimi i projekteve të energjisë së pastër në Kosovë është një nga synimet që ka MZHE me qëllim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm, i cili do të tërheq investimet private në këtë sektor, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi në takim me përfaqësues të USAID-it.

    By |2015-04-29T07:04:33+00:0029 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci prezanton vizionin e zhvillimit ekonomik para biznesit të diasporës

    Prishtinë, 25.04.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në konferencën e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, që po mbahet në Koln ku po marrin pjesë edhe Ministri i Diasporës, Valon Murati, Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë edhe Sipërmarrjes e Shqipërisë, Brulinda Paskali, kryetari i Kolnit, Ralf Heinen dhe përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Kosova dhe diaspora.

    By |2015-04-25T12:32:40+00:0025 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Synim i Qeverisë, energji stabile dhe të pastër

    Prishtinë, 23 prill 2015 - Furnizimi me energji elektrike kualitative, me çmime konkurruese është një ndër prioritet e Qeverisë, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre sektorëve në zhvillim ekonomik dhe jetën e qytetarëve, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi në konferencën e pestë ndërkombëtare për energjinë organizuar nga KOSID në Prishtinë.

    By |2015-04-24T08:38:40+00:0024 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria mbështet modernizimin e infrastrukturës energjetike

    Prishtinë, 17.04.2015 - Sa është i rëndësishëm sigurimi i energjisë elektrike, po aq të rëndësishme janë edhe pjesët e tjera të sistemit, si rrjeti dhe transmetimi sepse modernizimi i tij mundëson që furnizimi me energji të jetë më cilësor dhe rrit kapacitetet transmetuese dhe transformuese, duke ditur që edhe KOSTT-i në optiken e euro integrimeve e ka një rol të rëndësishëm, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2015-04-17T09:07:16+00:0017 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: Ndërtimi i TC “Kosova e Re” nuk ka alternativë

    Prishtinë, 10.04.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur sot se Komiteti Drejtues i Projektit të TC Kosova e Re, pas vlerësimit të ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit me çka kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta me të për definimin e çështjeve të hapura.

    By |2015-04-10T08:30:18+00:0010 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Fokus i MZHE-së, furnizimi stabil me energji dhe mjedisi i pastër

    Prishtinë, 07.04.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë pritur nga Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i kësaj korporate me c’rast janë informuar me zhvillimet e fundit, respektivisht hapat që po merr me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji për qytetarët.

    By |2015-04-07T10:39:33+00:007 Prill, 2015|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top