• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5318 blog entries.

    Kosova vend i sigurt për investimet e jashtme

    Prishtinë, 26.06.2015 - Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besa Zogaj-Gashi, ka pritur sot në një takim kryetarin e Odës Tregtare Indo-Kosovare, Anil Mishra, të cilën e ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së me fokus sektorët që mbulon kjo ministri, si energjia, minierat dhe teknologjia informative.

    By |2015-06-26T10:16:23+00:0026 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Siguria kibernetike e domosdoshme për zhvillimin e teknologjisë informative

    Prishtinë, 25.06.2015 - Është obligim i institucioneve që të gjejnë një balancë të arsyeshëm në mes të përdorimit racional të internetit dhe gjetjes së formave më adekuate për tu siguruar që të mos ketë qasje të paautorizuar ashtu që të mos përdoret për qëllime të këqija, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2015-06-25T10:14:22+00:0025 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci premton mbështetje për përmirësimin e mjedisit binesor

    Prishtinë, 25.06.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në një takim kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shoqërohej nga disa drejtues të bizneseve të fushave që kryesisht mbulohet nga kjo ministri, me të cilët ka diskutuar për mjedisin biznesor, sfidat energjetike dhe mundësitë e eliminimit të barrierave aktuale.

    By |2015-06-25T10:11:14+00:0025 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria e përkushtuar për avancimin e infrastrukturës brezgjerë

    Prishtinë, 23.06.2015 - Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë të gjitha parakushtet për zhvillim të infrastrukturës brezgjerë dhe internetit të shpejtë, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore: “Zhvillimi i Infrastrukturës Brezgjerë telekomunikuese me fokus zonat rurale”.

    By |2015-06-23T09:57:45+00:0023 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    31 milionë dollarë për rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme

    Prishtinë, 22.06.2015 - Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme do të jetë një shembull i mirë që vendi ynë po zbaton masat dhe standardet, të cilat lidhen me efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike, e që përveç tjerash do të ketë edhe ndikim në aspektin social-ekonomik, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2015-06-22T12:15:49+00:0022 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Kosova së shpejti me Strategji Kombëtare për Zhvillim

    Prishtinë, 17.06.2015 - Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos së përgjithshme të reformave është përqendruar në reformimin e legjislacionit e të bërit biznes me qëllim të eliminimit të burokracisë së tepërt dhe zhvillimit më të hovshëm ekonomik edhe në nivelin lokal, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.

    By |2015-06-17T12:20:35+00:0017 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Gjermania synojnë formalizimin e bashkëpunimit në shërbimet gjeologjike

    Prishtinë, 10.06.2015 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi me bashkëpunëtorë ka pritur një delegacion gjerman që drejtohej nga Peer Hoth, Drejtues i Divizionit për Resurse Minerale dhe Gjeoshkenca në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë, që shoqërohej nga Joachim Schomburg – gjeolog, Veronica Hofinger – Menaxhere e Projekteve në GIZ dhe Henriette Kotter - Drejtues për Bashkëpunim Zhvillimor në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, me të cilët u diskutua për zhvillimet ekonomike në vend.

    By |2015-06-10T15:33:58+00:0010 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Banka Botërore mbështet projektet e energjisë në Kosovë

    Prishtinë, 09.06.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po qëndron në vizitë zyrtare në Uashington ku ka zhvilluar takime të ndara me drejtues të Bankës Botërore dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në fokus të të cilave ishte zhvillimi ekonomik, respektivisht projektet në sektorin e energjisë.

    By |2015-06-09T15:29:11+00:009 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Mbledhësit informal të inkuadrohen në sistemin e menaxhimit të mbeturinave

    Prishtinë, 03.06. 2015 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, ka marrë pjesë sot në konferencën metemën “Grumbullimi informal i mbeturinave në Kosovë”, të organizuar nga ECMI nëtë cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë për trajtimin e këtij problemi.

    By |2015-06-03T15:23:45+00:003 Qershor, 2015|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top