Furnizohen me ujë të pijshëm tri fshatra në veri të Mitrovicës
Prishtinë, 05.04.2016 - “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që sa më parë të zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kushtet elementare për jetë siç është uji“, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, e cila ka vizituar fshatrat Boletin, Kelmend dhe Zhash që ndodhen në veri të Mitrovicës.










