• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5419 blog entries.

    Stavileci prezanton projektet strategjike para diplomatëve të huaj

    Prishtinë, 29.06.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka zhvilluar një takim pune me ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Prishtinë si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së, me ç’rast ka prezantuar orientimet strategjike të Ministrisë që drejton dhe projektet më të rëndësishme, duke falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

    By |2016-06-29T16:47:05+00:0029 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria e përkushtuar ta fuqizojë sektorin minerar

    Prishtinë, 29.06.2016 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në vazhdën e angazhimeve për realizimin e objektivave të Qeverisë është e përkushtuar që të zhvillojë dhe fuqizojë sektorin minerar, duke çmuar dhe vlerësuar si shtyllën më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm të vendit, ka deklaruar Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik, në tryezën me temë “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet”, organizuar nga UNDP.

    By |2016-06-29T16:45:13+00:0029 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Finalizohet ‘autostrada’ energjetike Shqipëri-Kosovë, hap drejt tregut të përbashkët

    Prishtinë, 28.06.2016 - Është finalizuar projekti më i rëndësishëm energjetik ‘Linja e interkoneksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, e cila ka një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km në territorin e Kosovës, duke i hapur kështu rrugë tregut të përbashkët të energjisë.

    By |2016-06-28T16:10:53+00:0028 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Strategjia e Teknologjisë Informative hapërim drejt ekonomisë dixhitale

    Prishtinë, 27.06.2016 - Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative adreson qartë orientimet dhe detyrimet për të gjitha palët në proces, në mënyrë që potenciali i Kosovës në ofrimin e shërbimeve të TI-së brenda dhe përtej kufijve të Kosovës të ndikojë në “Transformimin Dixhital” të ekonomisë së vendit, u tha sot me rastin e lansimit të kësaj Strategjie.

    By |2016-06-27T14:59:27+00:0027 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Ekonomia dixhitale e vendos Kosovën në konkurrencën globale

    Prishtinë, 22.06.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në vazhdën e vizitave në kompanitë private të fushës të teknologjisë informative, sot vizitoi kompaninë ZAG Apps, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobilë dhe shërbime tjera online.

    By |2016-06-22T15:17:34+00:0022 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Banka Botërore përkrahë Programin e Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE)

    Prishtinë, 21.06.2016 - Banka Botërore është duke e përkrahur Qeverinë e Kosovës në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE). KODE është masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Programi KODE do t’ia mundësojë Kosovës realizimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës përmes shfrytëzimit më të madh të infrastrukturës së internetit brezgjerë dhe zhvillimin e bizneseve digjitale dhe shkathtësive digjitale që do të jenë konkurruese globalisht.

    By |2016-06-21T16:03:55+00:0021 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Mitsubishi – Hitachi i interesuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

    Prishtinë, 21.06.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Mitsubishi-Hitachi për rajonin e Evropës, Dr. Mattias Jochem, Dr. Martin G. Eckert, Dr.ing Patrick Weckes si dhe zëvendës ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë Znj. Christina Gehlsen.

    By |2016-06-21T13:59:56+00:0021 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Së shpejti Forumi Ekonomik bilateral Kosovë-Mali i Zi

    Podgoricë, 20.06.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka qëndruar sot në vizitë zyrtare në Podgoricë, ku ka zhvilluar takime të ndara me homologun e tij malazez, Ministrin e Ekonomisë, Vladimir Kavaric dhe drejtues të Odës Ekonomike të Malit të Zi.

    By |2016-06-20T14:30:36+00:0020 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zëvendësministrja Zogaj-Gashi vizitoi Greqinë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik

    Prishtinë, 10.06.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi, me mbështetjen e Ambasadores së Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ku u prit nga krerët më të lartë të Ministrisë së Jashtme, por edhe forumeve të ndryshme ekonomike.

    By |2016-06-10T15:32:06+00:0010 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Investitorët italianë të interesuar për bashkëfinancime me bizneset kosovare

    Prishtinë, 08.06.2016 - Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë, sot u mbajt konferenca me temën “Mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën”, ku përfaqësuesit e Rajonit Autonom Italian, Friuli Venezia Giulia dhe Kompania italiane “Fines S.p.A”, prezantuan përvojën e tyre dhe njëkohësisht shprehën interesimin për bashkëpunim me kompanitë kosovare.

    By |2016-06-08T15:00:40+00:008 Qershor, 2016|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top