Kosova njihet me përvojën evropiane për zhvillimin e BRE-ve
Prishtinë, 09.09.2016 - Grupi Punues Ndërinstitucional i Republikës së Kosovës për themelimin One-Stop Shop-it, për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE), i kryesuar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi dhe me mbështetjen e projektit Repower-Kosovo të USAID-it, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Danimarkë dhe Belgjikë për tu njohur me praktikat më të realizuara evropiane në proceset e zhvillimit të projekteve të BRE-së.









