TIK mundësi për zhvillim ekonomik dhe gjithëpërfshirje
Prishtinë, 28.04.2016 - Sektori i Teknologjisë Informative dhe Komunikuese është njëri nga sektorët që mund të jap kontributin më të madh në rritjen ekonomike të vendit tonë dhe njëkohësisht përfshirjes më të madhe të potencialit femëror në këtë fushë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të Konferëncës “Gjinia dhe TIK”, që u mbajt sot në ambientet e AUK në Prishtinë.










