Ministri Stavileci informon bizneset për projektet energjetike
Prishtinë, 18.05.2016 - “Mbështetja e sektorit privat, respektivisht krijimi i mundësive për të bërë biznes është njëri nga dimenzionet ekonomike, të cilin Qeveria është e interesuar ta fuqizojë”, kështu është shprehur Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë një bashkëbisedimi me drejtues të bizneseve private, organzuar nga Oda Ekonomike Amerikane.








