• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5318 blog entries.

    Gruaja duhet të jetë faktor në secilin proces kyç dhe vendimmarrje

    Prishtinë, 28.10.2016 - Fuqizimi i grave, më shumë se një qëllim, është një proces kompleks, i cili kërkon mbështetjen e të gjithë faktorëve, por mbi të gjitha vendosmërinë dhe vullnetin e vet gruas. Gruaja duhet të jetë faktor kyç në secilin proces dhe vendimmarrje dhe jo në bazë të faktorit gjinor, por për shkak të kapaciteteve dhe profesionalizmit që ka dëshmuar ndër vite, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.

    By |2016-10-28T11:58:40+00:0028 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Pesë fshatra të Komunës së Vitisë bëhen me rrjet të ujësjellësit

    Prishtinë, 27.10.2016 - Pesë fshatra të Komunës së Vitisë, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik janë bërë me rrjet të ujësjellësit, falë një investimi të përbashkët të Komunës së Vitisë, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë si dhe Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej rreth 740 mijë euro.

    By |2016-10-27T13:28:44+00:0027 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zbatimi i masave të efiçiencës përfshin edhe shkollën në Irzniq të Deçanit

    Prishtinë, 21.10.2016 - Shkolla Fillore ‘Avni Rrustemi’ në Irzniq të Komunës së Deçani nga sot është bërë me ngrohje qendrore falë investimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të projekteve për zbatimin e masave efiçiente në ndërtesa publike. Në inaugurimin e këtij projekti të pranishëm ishin Ministri Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë, përfaqësues të pushtetit lokal të Deçanit dhe punonjës të shkollës.

    By |2016-10-21T15:17:19+00:0021 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Funksionalizimi i OSS për BRE në vitin e ardhshëm

    Prishtinë, 18.10.2016 - Grupi punues ndërinstitucional për themelimin e One Stop Shop për Burime të Ripërtritshme të Energjisë, ka mbajtur takimin e radhës ku u prezantua hulumtimi ‘Analiza e Barrierave’ për investime në këtë sektor që është realizuar nga kompania Fichtner. Me këtë rast u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që funksionalizimi i OSS për BRE të bëhet vitin e ardhshëm.

    By |2016-10-18T13:50:10+00:0018 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Kosova merr Presidencën në kuadër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për 2017

    Prishtinë, 14.10.2016 - Në takimin14 të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës-Sarajevë, Kosova mori Presidencën për vitin 2017.

    By |2016-10-14T13:15:01+00:0014 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    ‘Tempus’ adreson nevojat e tregut të energjisë

    Prishtinë, 13.10.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi ka marrë pjesë në Konferencën Finale të projektit ‘Tempus’, që u mbajt sot në Tiranë, i financuar nga BE dhe drejtuar nga Universiteti POLIS, ku ishte pjesë e panelit ku u diskutua për projektin, “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale për Efiçiencën e Energjisë në Ballkanin Perëndimor"."

    By |2016-10-13T15:49:37+00:0013 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Komisioni parlamentar mbështet ligjin për Trepçën, kundër vetëm Lista Serbe

    Prishtinë, 06.10.2016 - Komisioni funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ka shqyrtuar sot në parim Projektligjin Nr. L-120 për Trepçën dhe i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës të shmang Rregulloren e punës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit Nr. L-120 për Trepçën të bëjë në Seancën Plenare të datës 7.10.2016, duke rekomanduar miratimin e tij në parim.

    By |2016-10-06T12:46:47+00:006 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zëvendësministrja Zogaj-Gashi vizitoi Podgoricën, takoi homologen Strugar

    Prishtinë, 06.10.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku takoi Zëvendësministren e Shoqërisë Informatike dhe Telekomunikacionit, Ratka Strugar.

    By |2016-10-06T11:30:22+00:006 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: ‘Trepça’ Shoqëri Aksionare me 80% të aksioneve në pronësi të Qeverisë

    Prishtinë, 05.10.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se projektligji për Trepçën ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

    By |2016-10-05T13:44:35+00:005 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: ‘Trepça’ a Shareholding Company with 80% owned by Government

    Prishtina 05/10.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se projektligji për Trepçën ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

    By |2016-10-05T13:44:35+00:005 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top