Ministri Lluka vizitoi Fakutetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, u ofron bashkëpunim
Prishtinë, 28.03.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ku ka takuar dekanin e këtij fakulteti, Enver Hamiti, me ç’rast kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes këtij fakulteti dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.







