Lluka priti një delegacion të ‘The Heritage Foundation’
Prishtinë, 16.07.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur një delegacion të ‘The Heritage Foundation’, të udhëhequr nga Nënpresidenti, James Jay Carafano, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.
Lluka dhe Caelenberg pajtohen për forcimin e dialogut social
Prishtinë, 09.07.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të të Punësuarve në Shërbimet Publike (Eurofedop), Bert Van Caelenberg, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.
Ministri Lluka priti në takim Kryetarin e Sindikatës së Postës së Kosovës, ndërpritet greva
Prishtinë, 09.07.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot priti në takim drejtuesit e Sindikatës së Postës së Kosovës me të cilët diskutoi për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet kjo ndërmarrje publike.
Bordi i Bankës Botërore miratoi Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE)
Bordi i Bankës Botërore ka miratuar Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE). Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka e ka vlerësuar këtë një lajm të mirë për vendin.
Lluka: Vushtrria do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore
Lluka u premton fshatrave të Vushtrrisë qasje në rrjetin e [...]
Lluka: Paralajmëron formimin e një grupi ekspertësh për hetimin e kontratave të dëmshme
Prishtinë, 03.07.2018 - Ministri Lluka morri pjesë në tryezën e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur me temën “Kontratat e Dëmshme të Kosovës”, Kush ka faj? Ai theksoi se ndër arsyet kryesore që Kosova është dëmtuar nga kontratat e mëdha është mungesa e profesionalizmit dhe përfaqësimi jo adekuat në arbitrazh.
Lluka priti Ambasadorin e ri të Pakistanit jo-rezident në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qaz
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në një takim Ambasadorin e ri të Pakistanit jo-rezident në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, me të cilin diskutuan potencialet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Në Gjakovë vihet gurthemeli i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura
Prishtinë, 19.06.2018 - Gurthemeli i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një proces i angazhimit të Ministrisë, donatorëve dhe ujësjellësve për të ta kompletuar gjithë sistemin nga prodhimi i ujit deri te trajtimi i ujërave të zeza në vend, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.









