Ministri Lluka pret në takim investitorin dhe miliarderin, Muhamed Al Barwani
Prishtinë, 19.06.2019- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim themeluesin e BM Holding, z. Muhamed Al Barwani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar të Kosovës. Z. Al Barwani është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit, dhe në prodhimin e jahteve.










