Nisin takimet për privatizimin e Telekomit
Prishtinë, 19.08.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim kompaninë Detecon International GmbH dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), me të cilët ka biseduar për gjendjen në Telekom dhe privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. Në këtë takim është diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, planin e projektit dhe po ashtu është diskutuar për vendet që kanë pasur privatizim të suksesshëm e që duhet të krahasohen me vendin tonë sa i përket privatizimit të Telekomit të Kosovës.










