Kërkesat dhe Formularët për autorizim
Ministria përgjegjëse lëshon autorizim për:
1.1. Trupin e autorizuar për vlerësimin e konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe kontrollet periodike të pajisjeve dhe instalimeve nën presion;
1.2. Trupin e brendshëm të autorizuar për vlerësimin e konformitetit, përfshirë shqyrtimin dhe kontrollin periodik të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, vetëm në kuadër të grupacionit të cilit i përket;
1.3.Trupin e autorizuar për shqyrtimin dhe mbushjen e bombolave me GLN, i cili është përgjegjës për shqyrtimin, mbushjen e bombolave, magazinimin , transportin, mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik të bombolave më GLN;
1.4. Trupin e autorizuar për shqyrtimin dhe mbushjen e bombolave me gazra teknike, i cili është përgjegjës për shqyrtimin, mbushjen e bombolave, magazinimin, transportin, mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik të bombolave me gazra teknike.
Për shkarkim të kërkesës dhe formularit kliko më poshtë:
FORMULARI I VLERËSIMIT TË SIGURISË TEKNIKE TË PAJISJEVE ENERGJETIKE
Gjithashtu të interesuarit për aplikim të marrjes së Autorizimit për shqyrtimin e pajisjeve nën presion duhet të plotësojnë KËRKESËN PËR AUTORIZIM. Pas plotësimit të kërkesës i njëjti dorëzohet në zyrën e Inspektoratit ose përmes postës elektronike në adresën:
Aferdita.Avdili@rks-gov.net