Departamenti i Energjisë

1. Misionii Departamentit të Energjisë është formulimi i politikave, masave dhe monitorimi i zbatimit tyre si dhe promovimi i investimeve sektorin e
energjisë me qëllim sigurimin e furnizimit
të sigurtë me energji, të përballueshëm për konsumatorët bazuar parimet e zhvillimit e qëndrueshëm.

2.Detyrat dhe përgjegjësitë eDepartamentit të Energjisë janë:
2.1. Harton pol
itika, strategji, programe,plane të veprimit të sektorit të energjisësi dhe monitoron dhe raporton zbatimine tyre;
2.2.Identifikon nevojën e
plotësim/ndryshimit të legjislacionit sektorit energjisë, merr pjesë formulim tyre dhe monitorim zbatimit;
2.3.Monitoron dhe raporton lidhur me performancën, sigurinë e furnizimit, sigurinë teknike, tregun, tarifat dhe mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e
energjisë;

2.4.Identifikon potencialin energjetik të
gjenerimit energjisë si dhe atë kursimit si dhe promovon investime në sektorin e energjisë dhe monitoron
realizimin e projekteve;

2.5.Kujdeset p
ër identifikimin dhe eliminimin e barrierave të zhvillimit të bizneseve të fushës së energjisë;
2.
6.Përfaqëson organizatat dhe forumet brenda dhe jashtë vendit për sektorin e energjisë.
2.
7. Mbështet komunat hartimin e planeve komunale ndërlidhura me energjinë;
2.
8. Koordinon aktivitetet e ndërlidhura me bashkëpunimin rajonal përfshirë Komunitetin e energjisë dhe nismat tjera rajonale;

2. Udhëheqësi i Departamentit të Energjisë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë:

1. Divizioni i Planifikimit Strategjik dhe bashkëpunimit rajonal (PSBR);
2. Divizioni
i Burimeve ripërtëritshme të energjisë (DBRE);
3. Divizioni i Efiçiencës
energjisë (DEFE);
4. Divizioni i Sistemeve të Energjisë
(DSE).

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Energjisë është 20.

Kontakti:

Drejtor i Departamentit: Luan Morina
Tel: 038 200 215  09
Email: luan.morina@rks-gov.net

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Planifikimit Strategjik dhe Bashkëpunimit Rajonal janë:

1.1.Harton politika, strategji kombëtare, programe të zbatimit të tyre për sektorin e energjisë si dhe monitoron dhe raporton zbatimin e tyre,
1.2.Harton Planin kombëtar për energji dhe klimë , komponenta e energjisë si dhe koordinon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të tij;
1.3. Zhvillon analiza dhe projeksione të zhvillimit të sektorit të energjisë si dhe identifikon nevojën e studimeve dhe monitoron realizimin e tyre;
1.4. Identifikon nevojën e plotësim/ndryshimit të legjislacionit të sektorit të energjisë, merr pjesë në hartimin e tyre dhe monitorim të zbatimit;
1.5. Koordinon aktivitetet e ndërlidhura me Komunitetin e Energjisë dhe nismave rajonale të fushës së energjisë;
1.6.Koordinon aktivitetet brenda Departamentit të energjisë në plotësimin e dokumenteve qeveritare dhe ndërkombëtare të planifikimit dhe raportimit për sektorin e energjisë;
1.7.Përfaqëson në organizatat dhe forumet brenda dhe jashtë vendit për çështje të ndërlidhura me fushëveprimin e Divizionit.

2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Drejtorit të Departamentit të Energjisë;

3. Numri i të punësuarve në Divizion është (4).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë janë:

1.1.Harton politika të zhvillimit të BRE-ve, monitoron zbatimin e tyre dhe raporton;
1.2.Identifikon nevojën e plotësim/ndryshimit të legjislacionit të BRE-ve, merr pjesë në formulim të tyre dhe monitorim të zbatimit;
1.3.Identifikon potencialin e energjisë nga BRE-te dhe mbështetë sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për shfrytëzimin e atij potenciali në funksion të projekteve zhvillimore të BRE-ve;
1.4.Mbështet investimet në fushën e BRE-ve, monitoron realizimin e projekteve të BRE-ve dhe raporton;
1.5. Formulon materiale të fushatave promovuese për BRE-të dhe kujdeset për plasimin e tyre në publik;
1.6. Përgatit dhe monitoron implementimin e projekteve ne fushën e burimeve te ripertëritshme të energjisë të cilat financohen nga institucionet ndërkombëtare.
1.7.Përfaqëson në organizatat dhe forumet brenda dhe jashtë vendit për çështjet e burimeve të ripërtërishme të energjisë.
1.8.Mbështet procesin e zhvillimit të ankandeve;

2.Udhëheqësi i Divizionit i raporton Drejtorit të Departamentit të Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizion është katër (4).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Efiçiencës së Energjisë janë:

1.1.Formulon politika të zhvillimit të efiçiences së energjisë, monitoron zbatimin e tyre dhe raporton;
1.2.Identifikon nevojën e plotësim/ndryshimit të legjislacionit të EE-ve, merr pjesë në formulim të tyre dhe monitorim të zbatimit;
1.3.Identifikon potencialin e kursimit te energjisë dhe masat e përshtatshme per shfrytëzimin e tij;
1.4.Mbështet investimet në fushën e Efiçiencës së energjisë, monitoron realizimin e projekteve të EE-se dhe raporton;
1.5.Mbështet MMPHI-ne në hartimin Strategjisë së Renovimit të Ndërtesave dhe planet zbatuese përkatëse;
1.6.Zhvillon politikat e auditimit të energjisë, monitoron zbatimin dhe mirëmban regjistrat e auditorëve, ofruesve të shërbimeve të energjisë si dhe regjistrave tjerë lidhur me fushën e efiçiences së energjisë;
1.7.Mbështet Fondin e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë;
1.8.Mbështetë komunat në hartimin e planeve komunale në lidhje me efiçiencën e energjisë
1.9.Përfaqëson në organizatat dhe forumet brenda dhe jashtë vendit për sektorin e efiçiencës së energjisë.

2.Udhëheqësi i Divizionit i raporton Drejtorit të Departamentit të Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizion është gjashtë (6).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Sistemeve të Energjisë janë:

1.1.Formulon politika për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike;
1.2.Identifikon nevojën e plotësim/ ndryshimit të legjislacionit të sektorit të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike, merr pjesë në hartimin e tyre dhe monitoron zbatimin;
1.3.Monitoron dhe raporton lidhur me performancën e sistemeve të energjisë, sigurinë e furnizimit dhe sigurinë teknike të sistemeve të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike;
1.4.Monitoron dhe raporton lidhur me organizimin e tregut të energjisë elektrike, energjisë termike dhe gazit natyror, tarifave dhe kujdesin ndaj konsumatorëve;
1.5. Ofron informacion dhe merr pjesë në procesin e formulimit të politikave dhe masave për zhvillimin e sektorit të energjisë nga aspekti mjedisor dhe social si dhe merr pjesë dhe kontribuon në forume, takime dhe grupe pune ekspertësh, qoftë brenda qoftë në organizata ndërkombëtare në lidhje me aspeketet mjedisore dhe sociale të sektorit të energjisë.
1.6.Monitoron aktivitetet e ndërlidhura me planet e reagimit në situata emergjente;
1.7.Formulon opinione dhe rekomandime në lidhje me planet zhvillimore të transmetimit, shpërndarjes dhe prodhimit të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike;
1.8.Koordinon aktivitetet që rrjedhin si kërkesë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me sektorin e energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike si dhe kontribuon përmes pjesëmarrjes në forume, takime dhe grupe pune;
1.9.Zbaton detyra në rolin e Autoritetit Kompetent për projekte interkonektive të energjisë elektrike dhe gazit natyror.
1.10.Përfaqëson në organizatat dhe forumet brenda dhe jashtë vendit për çështjet e ndërlidhura me sektorin e energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë termike;

2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Drejtorit të Departamentit të Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në divizion është pesë (5).