Mbahet sesioni i dytë informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër
Prishtinë, 24.11.2025 – U mbajt sesioni i dytë informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, KIESA dhe LuxDev.
Gjatë sesionit, bizneset u njoftuan për mundësitë e mbështetjes për investime në energji të pastër dhe masa të efiçiencës së energjisë, si dhe për procedurat e aplikimit në skemë. Projekti në vlerë prej 1,000,000.00 euro, është financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut e zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë (ME) dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Thirrja është e hapur deri më 10 dhjetor 2025 dhe u dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve të mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike dhe që kanë si aktivitet primar ose sekondar prodhimin apo përpunimin.
Skema përfshin tri masa kryesore:
- Sisteme solare dhe bateri për ruajtje të energjisë
- Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve.
- Pajisje për uljen e konsumit të energjisë në linjat e prodhimit
Mbështetja financiare përfshin:
- Deri në 20,000 euro për një masë të vetme
- Deri në 25,000 euro për masa të kombinuara
Përveç mbështetjes financiare, përfituesit do të kenë qasje edhe në ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike, për të siguruar investime të qëndrueshme dhe afatgjata.
Detajet e plota dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në faqen zyrtare të KIESA: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021




