Ministria e Ekonomisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Prishtinë, 02.06.2025 – Ministria e Ekonomisë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me aktivitete të ndryshme, të cilat kishin të bëjnë me ndërgjegjësimin e fëmijëve lidhur me kursimin e energjisë elektrike dhe rëndësinë e burimeve të ripërtëritshme.

Në aktivitetin e organizuara me moton “Energji me diell e me erë, e mbajmë tokën të lumtur përherë”, me aktivitete kreative  morën pjesë fëmijët e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë të cilët u shoqëruan nga  ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Sekretarja e Përgjithshme, Leonita Shabani – Mullarama.

Fëmijëve u është shpjeguar për rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike, përmes animacioneve, lojrave dhe formave tjera që janë tërheqëse për ta, ndërsa përmes imagjinatës së tyre fëmijët kanë shprehur idetë e tyre në piktura për energjinë elektrike.

Po ashtu, së bashku me Ministren Rizvanolli, përmes ngjyrave ata kanë lënë shenjat e duarve në muri e hollit të Ministrisë së Ekonomisë.