Në Malishevë janë investuar mbi 1.5 milionë Euro në efiçencë të energjisë

Malishevë, 09.12.2024 – Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) ka investuar mbi 1.5 milionë Euro në renovimin e 7 ndërtesave publike në Komunën e Malishevës.

Investimet janë përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale dhe renovimet janë kryer në këto objekte: Ndërtesa e Administratës  (ndërtesa e Komunës), Gjimnazi “Hamdi Berisha”, Salla e Sporteve “Habib Zogaj”, SH.M. “Lasgush Poradeci”, SH.F.M.U. “Labinot Krasniqi”, SH.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” dhe Qendra Kulturore “Tahir Sinani”.

Investimet e realizuara janë:

  • Termoizolimi mureve të jashtme;
  • Termoizolimi mureve të jashtme
  •  Termoizolimi i kulmit;
  • Ndërrimi i dyerve dhe dritareve;
  • Renovimi i ndriçimit;
  • Pompë Termike;
  • Automatizimi i sistemit të ngrohjes;
  • Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
  • Instalimi i kaldajave me biomasë.

Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.

Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.