Rizvanolli priti në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu
Prishtinë, 04.08.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Ambasadorin italian, Antonello De Riu dhe Shefen e Departamentit të Ekonomisë Daniela De Giorgi.
Gjatë takimit, u vlerësua se Kosova dhe Italia kanë marrëdhënie të mira bilaterale dhe u potencua se është koha që këto marrëdhënie të shndërrohen në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë.
Po ashtu, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori De Riu diskutuan për këtë bashkëpunim ekonomik dhe në veçanti për investime në kapacitete të reja gjeneruese të energjisë nga era.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin De Riu për përkrahjen e vazhdueshme që Italia i jep Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet ndërshtetërore.
Ambasadori De Riu, ka shprehur gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në sektor strategjikë të ekonomisë.