Ftesë për pjesëmarrje në eventin lansues të Masave për Efiçiencën e Energjisë
Prishtinë, 31.01.2024 – Ministria e Ekonomisë tanimë ka filluar zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve në kuadër të pakos emergjente për energji, e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Lansimi për thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve në investimin e instalimit të sistemit solar-fotovoltaik për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme për vetë-konsum dhe sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar do të organizohet në fillim të muajit shkurt.
Ftohen kompanitë vendore që ofrojnë shitjen dhe instalimin e paneleve solare dhe termike të marrin pjesë në eventin lansues.Ftohen kompanitë vendore që ofrojnë shitjen dhe instalimin e paneleve solare si dhe sistemeve diellore për ngrohjen e ujit sanitar të marrin pjesë në eventin lansues.
Gjatë këtij eventi, do të ketë një pjesë të veçantë dedikuar kompanive vendore që ofrojnë shitjen dhe instalimin e paneleve solare. Ku do t’ju mundësojmë të promovoni biznesin e juaj përmes materialeve promovuese.
Nëse keni interes për pjesëmarrje në këtë event dhe për të prezantuar biznesin tuaj, ju lutemi të na konfirmoni deri më datën 02 shkurt 2024 në orën 16:00, duke dërguar një email në adresën: me.info@rks-gov.net.
Pas konfirmimit, do të pranoni detajet e tjera organizative.