Ministrja Rizvanolli vizitoi Kompaninë “SPEEEX”

Prishtinë, 26.01.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Kompaninë “SPEEEX”, ku është njohur me sukseset që ka arritur kjo kompani.

Gjatë vizitës, Ministrja Rizvanolli ka theksuar se “SPEEEX” është një tjetër sukses i diasporës tonë të talentuar dhe të integruar që po sjell zhvillim dhe sukses në Kosovë dhe ka shtuar se kjo qendër e suksesit dhe inovacionit e themeluar nga diaspora, së fundmi lancoi platformën “Explore Kosova” që bashkon Kosovën me diasporën në një rrjet të fuqishëm.

“Nga drejtori Fikret Murati dhe ekipi i tij, u njoha me një histori frytdhënëse të arritjeve të tyre. Me mbi 1500 të punësuar në 4 qytete të Kosovës, Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj dhe Prizren, me synimin për të punësuar edhe qindra të tjerë, për të depërtuar në tregje të reja, të përkushtuar dhe angazhuar në shërbime të avancuara, po ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik në Kosovë.Bashkëpunimi midis SPEEEX dhe gjigandit zviceran të telekomunikacionit, Sunrise, është një model i suksesshëm. Sunrise, i njohur për udhëheqjen në teknologjinë 5G, sjell një pasuri të ekspertizës dhe inovacionit global në Kosovë”, ka vlerësuar Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli po ashtu e ka përgëzuar për platformën e veçantë madeinkosova.com, që ka fokus primar në punësimin, arsimimin, avancimin në karrierë dhe promovimin e Kosovës.