Zëvendësministri Arifaj takoi përfaqësuesit e Kompanisë “AmeriFreight HOLDING LLC”

Prishtinë, 01.09.2022 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka takuar përfaqësuesit e Kompanisë “AmeriFreight HOLDING LLC”, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Simeon S. Stoilov – Anëtar i bordit të drejtorëve dhe drejtues i zhvillimit të biznesit, Vladimir Vladimirov – koordinator rajonal për Ballkanin dhe Pavel Valnev – shef ekzekutiv.

Gjatë takimit temat kryesore te diskutimit ishin sektorët që i mbulon Ministria e Ekonomisë, me theks të veçantë sektori i energjisë.

Të pranishmit shprehën interesimin e tyre që përmes Kompanisë “AmeriFreight” të investojnë në Kosovë që të mbështesin këtë sektor gjatë krizës energjetike, i cili investim do të ndihmonte në periudha afatgjata në të ardhmen duke implementuar teknologjitë më të mira që ata posedojnë.

Zëvendësministri i falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e treguar për të mbështetur sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës.