Zv. Ministri Arifaj vizitoi TC “Kosova A” dhe “Kosova B”
Prishtinë, 31.08.2022 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), respektivisht në termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq.
Zv. Ministri Arifaj ka takuar menaxhmentin e TC “Kosova A dhe “Kosova B” me ç’rast është interesuar për punën e blloqeve si dhe për ecurinë e remontit të këtyre blloqeve.
Ndërsa nga ana e tyre menaxhmenti i TC “Kosova A” dhe Kosova B” falënderuan zëvendësministrin Arifaj për mbështetjen dhe siguruan atë që do të punojnë pa ndalë deri në rregullimin e furnizimit me energji elektrike.