Traktati për Themelimin e Komunitetit të Energjisë

Në vazhdim të procesit të Athinës që kishte për qëllim krijimin e një tregu të integruar rajonal në Evropën Jug-Lindore, në tetor të vitit 2005 Komuniteti Evropian dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe UNMIK-u që përfaqësonte Kosovën nënshkruan Traktatin për themelimin e Komunitetit të Energjisë. Austria, Qipro, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Sllovakia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për pjesëmarrje në takimin e parë Ministror në Nëntor të vitit 2006.
Traktati për Komunitetin e Energjisë kërkon nga palët kontraktuese që të zbatojnë pjesë të rëndësishme të acquis communautaire, ofron mundësi për krijimin e një tregu të vetëm të energjisë dhe mekanizmin për operim e tregjeve te energjive qe përcillen nëpërmjet rrjetave. Ai gjithashtu themelon edhe institucionet e Komunitetit të Energjisë, si dhe procesin e vendimmarrjes. Pas procesit të miratimit dhe shpalljes, Traktati hyri në fuqi më 1 Korrik 2006.

Kuadri Institucional dhe procesi i vendimmarrjes brenda Komunitetit të Energjisë përfshin organet në vijim:

(i)Këshillin Ministror

(ii)Grupin Permanent të Nivelit të Lartë

(iii)Fora-n

(iv)Sekretariatin

Në pajtim me Nenin 2 te Traktatit, detyra e Komunitetit të Energjisë është të organizojë lidhje ndërmjet Palëve Kontraktuese dhe të krijojë një kornizë ligjore dhe ekonomike për energjitë qe përcillen përmes rrjetave në mënyrë që të:

(i) Krijojë një kornizë te qëndrueshme rregullatore dhe të tregut që do të mund të nxisë investimet në rrjetat e gazit, gjenerim të energjisë, dhe rrjetat e transmisionit dhe distribucionit te energjisë elektrike

(ii) Krijojë një hapësirë të vetme rregullatore për tregti për energjitë që përcillen përmes rrjetave

(iii) Përmirësojë sigurinë e furnizimit në një hapësirë të vetme rregullatore

(iv) Përmirësojë situatën mjedisore në lidhje me energjitë që përcillen përmes rrjetave dhe efiçiencën e energjisë, kujdeset për shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme dhe cakton kushtet për tregti të energjisë ne një hapësirë të vetme rregullatore, dhe

(v) Zhvillon konkurrencën në tregun e energjive që përcillen përmes rrjetave në një shtrirje më të gjerë gjeografike dhe përdorë ekonomitë e shkallës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) është duke koordinuar të gjitha aktivitetet në emër të Kosovës si pjesëmarrëse e Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE). Grupi Punues për Energji (GPE), i themeluar në Kosovë pasi TKE hyri në fuqi është forum shtetëror i aktorëve.

Në takimet e tij shqyrtohet progresi i arritur në plotësimin e obligimeve të TKE-së dhe vlerësohet puna e përbashkët që është kryer. Anëtarët e GPE janë nga MZHE, Zyra e Rregullatorit për Energji, KOSTT sh.a, KEK sh.a, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencioni për Integrim Evropian dhe UNMIK-u. Donatorët mund të vëzhgojnë aktivitetet e GPE.

Kontakti:
Tel: +381 (38) 200 215/ 34