Leonita Shabani Mullarama

Zëvendës Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë

Leonita Shabani Mullarama, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë

Znj. Shabani Mullarama është drejtore e Departamentit për Integrim Evropian, Koordinim të Politikave dhe Zhvillim Ekonomik, si dhe ka përvojë të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat.

Znj. Shabani Mullarama ka kryer studimet në Free University of Berlin në Gjermani në fushën e të Drejtës Biznesore Evropiane dhe Ndërkombëtare, Konkurrencës dhe të Drejtës Rregullative. Po ashtu, ka përfunduar masterin në fushën e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, si dhe ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetin Ekonomik në fushën e Biznesit Ndërkombëtar. Shabani Mullarama ka qenë përfituese e bursës në kuadër të Skemës së Profesionistëve të Rinj (YCS), të financuar nga Bashkimi Evropian.

Kontakti:

E-mail: leonita.shabani@rks-gov.net
Tel: +381 38 200 215/35
Fax: +381 38 200 215/49