Sekretarja e Përgjithshme

Leonita Shabani Mullarama

Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë

Znj. Shabani Mullarama ka qenë Drejtoreshë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. Për tri vite ka qenë ushtruese e detyrës në pozitën e Sekretares së Përgjithshme, ndërsa më datë 26.02.2025 është emëruar në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të ME-së me mandat 4 vjeçar. Po ashtu, ka përvojë të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat.

Znj. Shabani Mullarama ka përfunduar studimet në Free University of Berlin në Gjermani në fushën e të Drejtës Biznesore Evropiane dhe Ndërkombëtare, Konkurrencës dhe të Drejtës Rregullative. Po ashtu, ka përfunduar masterin në fushën e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, si dhe ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetin Ekonomik në fushën e Biznesit Ndërkombëtar. Shabani Mullarama ka qenë përfituese e bursës në kuadër të Skemës së Profesionistëve të Rinj (YCS), të financuar nga Bashkimi Evropian.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me ligjin
përkatës për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive
të pavarura, ligjit përkatës për zyrtarët publikë, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësve civilë profesional dhe mbështetës të Zyrës
së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen sipas legjislacionit përkatës për zyrtarë publikë.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, përbëhet nga:

– Sekretari i Përgjithshëm;
– Stafi profesional; dhe
– Stafi mbështetës.

Nëpunësit civilë profesional dhe mbështetës në kuadër të Zyrës së Sekretarit janë:

– Zyrtar i lartë ekzekutiv dhe
– Asistent ekzekutiv.

Pozitat e tjera që i përgjigjen drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm: Zyrtar çertifikues.

Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është (3).

Hanife Behrami – Zenuni

Zyrtare e Lartë Ekzekutive – Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel: + 383 38 200 215//35
Fax: + 383 38 200 215/49