Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme

Projekti përkrahet nga Banka Botërore përmes kredisë së IDA në vlerën 31 milionë USD, me qëllim të sigurimit të përkrahjes së domosdoshme investuese dhe financiare për arritjen e OZHP-ve të poshtëshënuara dhe caqeve të EE/ER të përcaktuara nga qeveria.

Objektivat zhvillimore të projektit (OZHP) janë:
(i)    Të zvogëlojnë konsumin e energjisë dhe karburanteve fosile në ndërtesa publike, përmes investimeve në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme; dhe
(ii)    Të përforcojë mjedisin politik dhe rregullativ për ER dhe EE.

Për tu arritur këto OZHP, projekti i propozuar konsiston në tre komponentë:

1.    Investimet në EE dhe ER në ndërtesa publike;
2.    Përkrahja për politikat dhe kornizën rregullative të ER dhe EE, si dhe vlerësimi i resurseve përkatëse të ER;
3.    Përkrahja për implementimin e projektit.

1    Investimi në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme në ndërtesa publike (29.56 milionë USD) 
Nën këtë komponent do të realizohen investimet në EE dhe ER (nënprojektet) në stabilimente publike (ndërtesa të qeverisë qendrore dhe komunave). Pritet që këto nënprojekte të gjenerojnë kursime të vërtetueshme të shpenzimeve për energji dhe përfitime tjera sociale (p.sh. ngritje të temperaturave të hapësirave të brendshme dhe komforit, zvogëlim të numrit të ditëve të kaluara me sëmundje nga banorët, cilësi më të mirë të ajrit të brendshëm dhe ulje të ndotjes lokale/globale).

Dy nënkomponentët në vijim propozohen nën këtë komponent:
(a)    Investimet në EE dhe ER në ndërtesat e qeverisë qendrore (22.0 milionë USD). Ndërtesat në pronë të qeverisë qendrore mund t’i përkasin disa ministrive, ndërsa përdoruesit kryesorë të tyre janë ato të arsimit, shëndetësisë, drejtësisë dhe kulturës. Të gjitha këto ndërtesa shfrytëzojnë shumë energji dhe shumica tejkalojnë normat që nevojiten për komfor të brendshëm, duke pasur potencial për kursim të energjisë në masë prej mbi 40 për qind. Nën këtë nënkomponent, propozohet të financohen investimet përkatëse në EE dhe ER në rreth 140 ndërtesa të qeverisë qendrore, duke e zvogëluar kësisoj dukshëm shfrytëzimin e energjisë dhe shpenzimin publik për ngrohje dhe energji elektrike.
(b)    Programi pilot për investime në EE në komuna (6.0 milion USD). Komunat kanë në pronësi të tyre 1480 ndërtesa publike, me rreth 2.36 milionë m2. Një program pilot për financim të EE në komuna do të për t’i testuar skemat për përshpejtimin e tranzicionit drejt financimit komercial, siç janë kërkesat për bashkëfinancim të pjesshëm, pagesa të pjesshme për kontraktorët në bazë të kursimeve reale të energjisë dhe mekanizmat për të mundësuar rikthimin e fondeve. Ky program ngërthen 1-2 runde të ftesave publike në vitet e fundit të projektit për komuna që të dorëzojnë propozimet e tyre për grante përkrahëse për përmirësime në ndërtesa dhe rrugë, me kusht të bashkëfinancimit, apo sipas mundësive edhe ndonjë mekanizëm buxhetor për të kthyer një pjesë të fondeve.
(c)    Studimet teknike dhe mbikëqyrja (1.36 milionë USD). Ky nënkomponent do të përfshinte konsulencat për të përkrahur komponentin investues, përfshirë kryerjen e auditimeve energjetike të ndërtesave, zhvillimin e dizajneve të detajuara dhe dokumenteve të tenderit, mbikëqyrjen e ndërtimit dhe komisionimin e projektit. I njëjti do të përfshinte edhe vlerësimet teknike të nevojshme për largim adekuat të të gjitha materialeve të rrezikshme gjatë renovimit, dhe vetë procesin e largimit të tyre, si dhe anketat mbi nivelin e kënaqshmërisë së përdoruesve të ndërtesave para dhe pas renovimit.
(d)    Trajnimi i firmave (0.20 milion USD). Ky nënkomponent do të përkrahte trajnime specifike të firmave dizajnuese, ndërtimore dhe ofruesve tjerë të shërbimeve EE/ER, për tu dhënë atyre kompetenca adekuate teknike dhe për tua bartur përvojat e mësuara nga projektet e mëparshme, përfshirë arsyet për variacione nga auditimet energjetike dhe komisionimi, dizajnet teknike tipike dhe dobësitë ndërtimore, etj. Përmes këtij nënkomponenti, informatat preliminare lidhur me ndikimet dhe rezultatet e projektit, si dhe informatat mbi investimet në ER, etj. do të shpërndaheshin për replikim potencial në sektorët tjerë.

2    Përkrahje për politikat dhe kornizën rregullative të ER/EE (2.30 milionë USD)
Ligji për Efiçiencë të Energjisë, PKVEE i parë dhe i dytë, PKVER dhe pakot tjera të miratuara nga QeK përbëjnë një bazë të fortë për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë. Tani, nevojiten përpjekje të mëtejme për të zhvilluar legjislacionin e domosdoshëm sekondar, rregulloret, rregullat dhe aspektet tjera që mundësojnë implementimin në pajtim me udhëzimet e BE-së dhe të cilat i ndihmojnë vendit që të përmbushë obligimet e veta ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Përveç kësaj, nevojiten edhe të dhëna të qëndrueshme dhe të plota për të lehtësuar investime të mëtejme.

Nën këtë komponent propozohen dy nënkomponentët vijues:
(a)    Përkrahja për ZRRE në zhvillimin e ER dhe EE (1.6 milion USD). Ky nënkomponent do të fokusohet në katër fusha: (i) përkrahja për regjimin rregullativ që ndërlidhet me ER, përfshirë FiT, dhe tarifat konsumuese DH, për të siguruar një regjim efikas dhe efektiv politik dhe rregullativ; (ii) lehtësimi i procesit të lejeve dhe licencimit, përfshirë mekanizmat për të monitoruar aplikacionet; (iii) përkrahja për formalizimin e rregullave për integrimin në rrjet, përfshirë balancimin në rrjet, shkurtimet, etj.; dhe (iv) analiza të mëtejme të mekanizmave për kthimin e kostove nën FiT dhe ndikimeve tek përballueshmëria e tarifave nga konsumatorët.
(b)    Përkrahje për MZHE në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit sekondar mbi EE (0.70 milion USD). Nën këtë komponent MZHE-së do t’i ofrohet përkrahje në: (i) zhvillimin e një skeme të qëndrueshme për financimin e EE në komuna (p.sh. një fond ripërtërirës për EE) për të zhvilluar në tërësi pilot programin për EE në komuna nën komponentin 1b; dhe (ii) rishikimin e rregullave të prokurimit publik në lidhje me pajisjet dhe shërbimet e ndërlidhura me efiçiencën e energjisë (p.sh. ESCO). Përveç kësaj, me këtë projekt MMPH-së do t’i ofrohet përkrahje në: (iii) hartimin e një plani të zbatimit për obligimin e ri për krijimin e shoqatave të pronarëve të shtëpive (PSH) dhe ofrimin e përkrahjes për pilot-implementimin e disa masave të EE.

Përkrahje për implementim të projektit (0.64 milion USD)
Projekti gjithashtu do të përkrahë agjencinë kryesore implementuese – AKEE, në sigurimin e zbatimit efektiv të të dy komponentëve tjerë. Kjo do të përfshinte: (i) krijimin e një njësie për implementimin e projektit (NJIP) brenda AKEE për të realizuar komponentët 1-2, përfshirë përkrahjen në prokurim, menaxhimin financiar, mbikëqyrjen teknike, monitorimin e projektit dhe raportimin, dhe auditimet financiare, dhe (ii) trajnimin e stafit të AKEE dhe NJIP për të siguruar implementimin efektiv të projektit dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve dhe objektivave të projektit.

Njomzë Blakaj
Menaxhere e Projektit për Eficience të Energjisë dhe Energji te Riperteritshme
Email: njomze.blakaj@rks-gov.net
Tel: + 381 (0) 38 200 215 89


Luan Asllani
Specialist i Prokurimit – Projekti për Eficience të Energjisë dhe Energji te Riperteritshme
Email: Luan.Asllani@rks-gov.net
Tel: + 381 (0) 38 200 215 63