Procedurat për Investime në Miniera

Procedura për pajisje me licencë për hulumtim gjeologjik

Hapi 1
Regjistrimi i biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (www.abrk.org).

Hapi 2
Parashtrimi i kërkesës për licencë për hulumtim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Hapi 3 A
Licenca për hulumtim të mineraleve ndërtimore
  • Për afat dyvjeçar, me vetëm një mundësi zgjatjeje për një afat dyvjeçar shtesë.
  • E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 250 hektarë.

Hapi 3 B
Licenca për hulumtim për të gjitha mineralet tjera
  • Për afat trevjeçar, me tri mundësi zgjatjeje për afate dyvjeçare shtesë (për çdo zgjatje të afatit, sipërfaqja zvogëlohet për 50%).
  • E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se sa 100 km2.

Licenca minerare

Hapi 1
Parashtrimi i kërkesës për licencë për shfrytëzim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Hapi 2
Leja mjedisore, që lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Hapi 3
Leja komunale.

Hapi 4
Leja nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (nëse prona në fjalë administrohet nga APK)

Hapi 5
Marrëveshja me pronarin për shfrytëzimin e pronës.

Vërejtje:

  • Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, me përjashtim të mineraleve energjetike, mund të ketë afat maksimal prej 25 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 25 vite shtesë.
  • Licenca për shfrytëzim të metaleve energjetike mund të ketë afat maksimal prej 30 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 15 vite shtesë.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon licencat për hulumtim apo shfrytëzim brenda 3 muajsh nga kompletimi i dokumentacionit.