Për ne
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike janë:1.1. Mbështet Ministrinë dhe Qeverinë në ushtrimin e përgjegjësive për ndërmarrjet publike;
1.2. Përgatitë dhe i dorëzon Ministrit, për transmetim në Qeveri, analiza dhe rekomandime lidhur me çështjet e ndërmarrjeve publike qendrore që janë në kompetencën e Ministrit dhe /ose Qeverisë;
1.3. Përgatitë dhe i dorëzon Ministrit propozim-procedurat për mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike qendrore dhe monitoron përputhjen e tyre me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi;
1.4. Mbledh të dhënat përkatëse mbi ndërmarrjet publike dhe ofron përkrahje sipas nevojës për Divizionin për Buxhet dhe Financa lidhur me të gjitha aspektet e Buxhetit të Kosovës që ndërlidhen me ndërmarrjet publike;
1.5. Merr pjesë në takimet e bordit të ndërmarrjeve publike, në cilësinë e vëzhguesit, në emër të aksionarit si dhe
1.6. Detyra dhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi. - Udhëheqësi i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike raporton tek Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
- Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike është strukturë në nivel të njëjtë me Departamentet.
-
Numri i të punësuarve në Njësinë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike është dymbëdhjetë (12).