Njoftim për shtyrje të afatit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

Prishtinë, 28.07.2026 – Ministria e Ekonomisë në koordinim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDev, njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 09.08.2026 deri në orën 24:00.
Ky vendim është marrë me qëllim që t’u ofrohet bizneseve të interesuara kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke mundësuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë skemë mbështetëse.

Për më shumë informata, gjeni të bashkangjitur vegëzat e nevojshme: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/

Të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, sipas Thirrjes Publike të publikuar 07/07/2026, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/