A mund të krijojnë Ndërmarrje Publike Komunat Kosovës?

Po , pas miratimit të Ligjit Nr. 04/L-111 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-087 PËR NDËRMARRJET PUBLIKE, Komunat kanë të drejtën për të krijuar ndërmarrje publike lokale në pajtim me kriteret e përcaktuara me akt nën-ligjor të Qeverisë. Kriteret duhet të përshijnë kërkesa të arsyeshme për qëndrueshmëri operacionale dhe financiare.

Si behet përzgjedhja e Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike ?
Përzgjedhja e Bordeve te drejtoreve behet ne mënyrë transparente dhe publike nga një konkurs I hapur dhe ne përputhje me nenin 15 te Ligjit mbi Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087.
Kush i emëron Bordet e drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Në Ndërmarrjet Publike Qendrore, emërimin me një vendim te posaçëm e bën Qeveria e Kosovës ndërsa tek Ndërmarrjet Publike Lokale ,emërimin e tyre e bën Komisioni I Aksionareve.
Sa anëtar kane bordet e drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Bordet e Ndërmarrjeve Publike Qendrore mund te kenë 5 apo 7 anëtarë ndërsa tek Ndërmarrjet Publike Lokale Bordi do ti këtë 5 anëtar.
Si paguhen anëtaret e bordeve të drejtoreve për punën e tyre?
Drejtorëve do t’u paguhet një honorar themelor, Honorari themelor për drejtorët e NP do të përcaktohet (i) me një vendim me shkrim të Qeverisë së Kosovës për NP Qendrore, dhe (ii) me një vendim të Komisionit(eve) përkatës Komunal të Aksionarëve, për NP Lokale. Honorari themelor për drejtorët e një NP Lokale nuk do të jetë më i lartë se kompensimi i caktuar nga Qeveria për drejtorët e një NP Qendrore.
Kush e mbikëqyrë punën e Bordeve te drejtoreve ne Ndërmarrjet Publike qendrore?
Aksionari(ët) e një NP përmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të veprimtarisë së Bordit të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-së në fjalë.
A vlerësohet efektshmeria e punës se Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP, në bazë vjetorë, do të vlerësojë efektshmërinë e drejtorëve të secilës NP. Të gjithë zyrtarët dhe drejtorët e NP-së përkatëse duhet të bashkëpunojnë plotësisht me Njësinë për Politikat dhe Monitorimin e NP gjatë kryerjes së këtij vlerësimi.
Cilat janë përgjegjësitë kryesore te Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Përgjegjësi kryesore e Bordit te drejtoreve është Monitorimi I Implementimit te Planit te Biznesit, plan ky të cilin e ka miratuar vete Bordi.
A mund Qeveria apo Ministria te përzgjedh apo shkarkon drejtorin ekzekutiv-menaxhues të një Ndërmarrje Publike?
Jo. Përzgjedhjen dhe shkarkimin e zyrtareve te larte te Ndërmarrjeve Publike, pra edhe te drejtorit menaxhues e bën Bordi I drejtoreve të Ndërmarrjes Publike gjegjëse.
Cilët janë zyrtaret e lartë të Ndërmarrjeve Publike qe bien nen përgjegjësinë e Bordit te drejtoreve dhe Komisionit te Auditimit?
Zyrtaret e larte te çdo Ndërmarrje Publike janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Zyrtari kryesor financiar, Sekretari I NP dhe Auditori I brendshëm.
Kush e themelon Njësinë për Politika dhe Monitorim te Ndërmarrjeve Publike dhe ku funksionon kjo Njësi?
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve (“Njësia për NP”) do të themelohet nga Ministri në kuadër të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik me qëllim të mbështetjes së Ministrit dhe Qeverisë në ushtrimin e përgjegjësive për NP-të të cilat u janë dhënë atyre me këtë ligj.
Si do të ushtrohet mbikëqyrja rigoroze e punës se Bordeve te drejtoreve?
Detyrimi për mbikëqyrje i themeluar me këtë nen nuk do të ushtrohet në një mënyrë që ndërhyn, ose ka për qëllim të ndërhyjë, me veprimtarinë ose pavarësinë e Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit të një NP.
A Raportojnë Ndërmarrjet Publike për punën e vetë dhe kujt I raportojnë?
Ndërmarrjet Publike Raportojnë përmes Bordeve te drejtoreve ne Njësinë për Politika dhe monitorim te NP, 60 ditë pas kalimit te çdo tremujori dhe 75 ditë pas kalimit te çdo viti kalendarik.
Për Performancen e Ndërmarrjeve Publike a i raportohet Publikut-Aksionarit?
Qeveria i përgjigjet Kuvendit për mënyrën në të cilën ajo, Ministri dhe Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Qeveria do t’i raportojë Kuvendit në bazë vjetore mbi performancën e këtyre autorizimeve dhe përgjegjësve si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuar në nenin 6.1 të këtij ligji.. Qeveria do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit mbi mënyrën e menaxhimit të NP-ve Qendrore në interes të Republikës së Kosovës.
A mund të shiten Aksionet e Ndërmarrjeve Publike-Privatizimi?
Aksionet në një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim me të cilin autorizohet një Komision Qeveritar për Privatizim për të vazhduar me tenderimin dhe shitjen e aksioneve, me kusht që ky vendim të miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Kuvendi i Kosovës. Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i autorizuar të kryejë një tender dhe t’i shesë aksionet në fjalë.
A mund te Koncesionohet Ndërmarrja Publike?
Po, Ndërmarrja Publike mund te koncesionohet por gjithnjë kësaj i paraprin një Vendim Qeveritar, monitorohet dhe udhëhiqet nga një Komitet ndërqeveritarë dhe të gjitha procedurat kryhen konform Ligjit për PPP dhe Ligjit për Prokurim Publik.