REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK

Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike


Prapa

NJOFTIME

Njoftim – 17.07.2014
Në përputhje me nenin 189 të ligjit mbi Shoqëri tregtare Nr. 02/L-123, dhe në harmoni me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes korporative , pas Autorizimit të Kryesuesit të Komisionit të Ministrave mbi NP, me 13 qershor kanë filluar mbajtja e Mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin për çdo Ndërmarrje Publike qendrore. Mbajtja e mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin është përfundim e sipër.
Njoftim – 17.07.2014
Si domosdoshmëri e avancimit të qeverisjes korporative, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies për paranë publike në Ndërmarrje Publike, pas miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është ri botuar për herë të tretë me Plotësime e Ndryshime Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative , i cili do të hyjë në fuqi me 01 gusht 2014. Përmes Plotësim-ndryshimit të kodit në fjalë është definuar përkufizimi dhe statusi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në NP, emërimi dhe shkarkimi i tij, sikurse që me qellim të ngritjes së efikasitetit të Komiteteve të përkohshme dhe ruajtjes së parasë publike është definuar nr. i komiteteve të përkohshme dhe jetëgjatësia e funksionimit të tyre.
Njoftim – 17.07.2014
Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 33 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë audituar Pasqyrat financiare 2013 në afatin ligjor –para 30 dhe të njëjtat janë miratuar nga Bordi i drejtorëve.
Njoftim – 17.07.2014
Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 31 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë dërguar në NJPMNP Raportet vjetore të punës për vitin 2013 të cilat paraprakisht janë shqyrtuar dhe miratuar në Bordin e drejtorëve të NP gjegjëse. Raportet vjetore të NP qendrore janë publikuar në web faqe të MZHE/NJPMNP.
Njoftim – 17.07.2014
Pas Hartimit të Udhëzuesit të Auditimit të brendshëm për Ndërmarrje Publike i finalizuar nga puna e përbashkët e konsulencës ndërkombëtare dhe drejtorit të NJPMNP, si dhe miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është botuar i njëjti me qellim të distribuimit tek Komisionet e Auditimit dhe Auditorët e brendshëm të NP. Udhëzuesi ka përmbajtje prej dy pjesësh dhe shtatë kapitujsh të përmbledhura në 90 faqe
Njoftim – 17.07.2014
Pas miratimit të Aplikacionit të MZHE nga donatori JICA, mbi trajnimin trevjeçar të kuadrit të akterëve që merren me ujera si Kompanive regjionale të Ujësjellësve, MMPH, ZRRUK, dhe NJPMNP mbi trajtimin e ujërave të zeza dhe funksionimin e Impianteve të Ujërave të zeza, vazhdon përgatitja e dhe kompletimi i grupit të dytë për trajnimin që do të mbahet në Japoni nga 13 tetor deri më 08 nëntor, grupi për trajnim do të këtë përbërje prej 9-10 kuadrosh profesionale.
Njoftim – 25.10.2013
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 152, të mbajtur më datë 18 Tetor 2013, është miratuar Raporti Vjetor i Performancës së Ndërmarrjeve Publike 2012. Në këtë rast ky Raport Vjetor i Ndërmarrjeve Publike do të vazhdojë të procedohet për shqyrtim dhe miratim fillimisht në Komisionin gjegjës Parlamentar, e më pas për aprovim në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Njoftim – 26.09.2013
Në mbledhjen e Komisionit të Ministrave të mbajtur më 30 korrik, u shqyrtua edhe Raporti vjetor i Performancës së NP në 2012, si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 8.1 të Ligjit mbi NP.Pas diskutimit të Ministrave, u rekomandua NJPMNP që edhe njëherë të iu dërgohet Ministrive që përbejnë Komisionin e Ministrave për NP, në mënyrë që brenda dy javë të kenë mundësi të japin komente.Pas kalimit të afatit dyjavor, NJPMNP-MZHE nuk ka pranuar asnjë komentë nga ministritë gjegjëse dhe raportin e ka dërguar për përkthim në gjuhën serbe.Raporti është i gatshëm për procedim në shqyrtim dhe miratim në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.
Njoftim – 05.04.2013
Me 27 mars 2013 me organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Sekretareve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Komunikimi me Aksionarin.
Njoftim – 05.04.2013
Me 28 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Auditoreve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Auditori i brendshëm dhe Komiteti i Auditimit.
Njoftim – 05.04.2013
Me 26 dhe 29 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike-NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombëtare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i stafit te NJPMNP me temen: Qeverisja efektive, Roli dhe Përgjegjësitë e Auditimit të Brendshem.
Njoftim – 05.04.2013
Raporti i Performances së NP në 2011 u shqyrtua në seancen e Kuvendit të Kosovës me 29 mars ndersa pas votimit u miratua nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 04 prill 2013
Njoftim – 05.04.2013
Të gjitha Ndërmarrjet Publike qendrore në afatin ligjor miratuan nga ana e bordeve të drejtoreve dhe dorëzuan tek NJPMNP raportet vjetore të punës për vitin 2012.

COPYRGIHT