REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK

Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike

Për ne

Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike janë:
    1. Mbështet Ministrinë dhe Qeverinë në ushtrimin e përgjegjësive për ndërmarrjet publike;
    2. Përgatitë dhe i dorëzon Ministrit, për transmetim në Qeveri, analiza dhe rekomandime lidhur me çështjet e ndërmarrjeve publike qendrore që janë në kompetencën e Ministrit dhe /ose Qeverisë;
    3. Përgatitë dhe i dorëzon Ministrit propozim-procedurat për mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike qendrore dhe monitoron përputhjen e tyre me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi;
    4. Mbledh të dhënat përkatëse mbi ndërmarrjet publike dhe ofron përkrahje sipas nevojës për Divizionin për Buxhet dhe Financa lidhur me të gjitha aspektet e Buxhetit të Kosovës që ndërlidhen me ndërmarrjet publike;
    5. Merr pjesë në takimet e bordit të ndërmarrjeve publike, në cilësinë e vëzhguesit, në emër të aksionarit, si dhe
    6. Detyra dhe përgjegjësi tjera të përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
  2. Udhëheqësi i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike raporton tek Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
  3. Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike është strukturë në nivel të njëjtë me Departamentet.

NDËRMARRJET PUBLIKE

kek_img
aeroporti_img
kostt
ptk_img
hekurudhat_img
rtk_img

Previous
Next

DOKUMENTET


KOMISIONI NDËRMINISTROR


NDËRMARRJET PUBLIKE

Lajmet


Shih lajmet

Njoftime

17.07.2014

Njoftim

Në përputhje me nenin 189 të ligjit mbi Shoqëri tregtare Nr. 02/L-123, dhe në harmoni me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes korporative , pas Autorizimit të Kryesuesit të Komisionit të Ministrave mbi NP, me 13 qershor kanë filluar mbajtja e Mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin për çdo Ndërmarrje Publike qendrore. Mbajtja e mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin është përfundim e sipër.


MË SHUMË

17.07.2014

Njoftim

Si domosdoshmëri e avancimit të qeverisjes korporative, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies për paranë publike në Ndërmarrje Publike, pas miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është ri botuar për herë të tretë me Plotësime e Ndryshime Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative , i cili do të hyjë në fuqi me 01 gusht 2014. Përmes Plotësim-ndryshimit të kodit në fjalë është definuar përkufizimi dhe statusi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në NP, emërimi dhe shkarkimi i tij, sikurse që me qellim të ngritjes së efikasitetit të Komiteteve të përkohshme dhe ruajtjes së parasë publike është definuar nr. i komiteteve të përkohshme dhe jetëgjatësia e funksionimit të tyre.

MË SHUMË

17.07.2014

Njoftim

Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 33 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë audituar Pasqyrat financiare 2013 në afatin ligjor –para 30 dhe të njëjtat janë miratuar nga Bordi i drejtorëve.

MË SHUMË


SHIH NJOFTIMET

Copyright