Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA

1. Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Hulumtimi, mbrojtja, konservimi, restaurimi, trajtimi, studimi, inventarizimi dhe katalogimi informatik i objekteve, mineraleve/kristaleve dhe dokumentacionit që gjendet në Muze;
  2. Përcaktimi i vlerave dhe dokumentimin e tyre sipas kritereve shkencore;
  3. Regjistrimi dhe përgatitja e pasaportave të çdo objekti, minerali/kristali dhe dokumentacioni ekzistues në bazë të të dhënave të përgatitura;
  4. Regjistrimi dhe inventarizimi i çdo ndryshimi të pronësisë së mineralit/kristalit, hartës apo ndonjë objekti tjetër që gjendet në Muze;
  5. Të mbledhë materiale edhe me hulumtim në terren. Hulumtimet në terren duhet të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Udhëheqësi i Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Gjeologjike të Kosovës.

3. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, është strukturë e nivelit të njëjtë më Drejtoratet.

4. Numri i të punësuarve në Muzeun Shtetëror të  Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, është tetë (8).