1. Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
    1. Hulumtimi, mbrojtja, konservimi, restaurimi, trajtimi, studimi, inventarizimi dhe katalogimi informatik i objekteve, mineraleve/kristaleve dhe dokumentacionit që gjendet në Muze;
    2. Përcaktimi i vlerave dhe dokumentimin e tyre sipas kritereve shkencore;
    3. Regjistrimi dhe përgatitja e pasaportave të çdo objekti, minerali/kristali dhe dokumentacioni ekzistues në bazë të të dhënave të përgatitura;
    4. Regjistrimi dhe inventarizimi i çdo ndryshimi të pronësisë së mineralit/kristalit, hartës apo ndonjë objekti tjetër që gjendet në Muze;
    5. Të mbledhë materiale edhe me hulumtim në terren. Hulumtimet në terren duhet të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Udhëheqësi i Muzeut Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Gjeologjike të Kosovës.
  3. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, është strukturë e nivelit të njëjtë më Drejtoratet.

  4. Numri i të punësuarve në Muzeun Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve – TREPÇA, është tetë (8).