Këshilltarët e Ministres
Anyla Beqa
Këshilltare e Lartë Politike/Shefe e Stafit të Ministres
Anyla Beqa ka përfunduar studimet e nivelit master në Ekonomi Ndërkombëtare dhe Financa në Universitetin John Hopkins në Uashington. Anyla ka përfunduar studimet universitare në RIT Kosova në 2015, në Statistika të Ekonomisë dhe Politika Publike.
Përderisa ishte në Uashington ajo gjithashtu ka punuar në Bankën Botërore, IBRD, në Departamentin e Energjisë dhe Nxjerrjes. Ajo ka punuar në sektor të energjisë për disa vite, së fundmi si koordinatore e projektit të financuar nga BE-ja “Politika e energjisë së qëndrueshme e Evropës Juglindore.”
Përpos kontributit të saj në menaxhim të projektit, si eksperte e energjisë, ajo vazhdimisht është fokusuar në modelim të energjisë dhe analizë të të dhënave dhe projeksioneve për sektorin e energjisë në Kosovë.
Anyla ka bërë punë vullnetare nga një moshë e re, së fundmi duke shërbyer si presidente e Këshillit Rinor të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Edita Pozhegu
Këshilltare Politike
Edita Pozhegu ka ndjekur studimet universitare në Universitetin Sciences Po, në Dijon të Francës dhe më pas ka vazhduar në RIT Kosova në Studime të Paqes dhe Konfliktit.
Edita ka filluar punën në marrëdhënie me publikun dhe mediat në Shoqatën Studentore “Projekti i Perspektivës së Gjerë” në Francë dhe në Gjeorgji, duke u fokusuar në ndikimin e mediave në konflikte kombëtare.
Pas kthimit në Kosovë, ajo ka mbi 5 vite eksperiencë si specialiste e marrëdhënieve publike në disa organizata dhe institute në Kosovë, duke përfshirë Institutin ATOMI, IPKO Foundation, Komitetin e Kosovës të MENSA International dhe Open Data Kosovo.
Përpos gjuhës shqipe flet anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht.
Milot Kelmendi
Këshilltar i Jashtëm Politik
Milot Kelmendi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ai ka më shumë se 18 vite përvojë pune në sektorin e energjisë në Kosovë dhe vendet ndërkombëtare. Puna e tij është e fokusuar kryesisht në menaxhimin e kompanive të shpërndarjes së energjisë, duke zhvilluar strategji për uljen e humbjeve të ATC&C-ve, mbrojtjen e të ardhurave, përmirësimin e operimeve DisCO, performancë komerciale, proceset e faturimit etj.
Miloti është Këshilltar i Menaxhmentit Komercial të projektit “Power Africa Initiative” të Manitoba Hydro International dhe USAID-it në Nigeri Afrikë. Para kësaj ai ka punuar si këshilltar në Tetra Tech; si Menaxher i Operimeve Rajonale në KEDS; si Menaxher i Performancës dhe Ekspert për Monitorim të Operacioneve në KEK, etj.
Fjolla Fazliu
Këshilltare Politike e Ministres
Fjolla Fazliu është e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, drejtimi Elektroenergjetikë në Universitetin e Prishtinës.
Më pas Fjolla u bë bursiste dhe qëndroi për dy vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vazhduar të studiojë.
Gjatë kësaj periudhe, ajo përfundoi me sukses programin “Women in Energy” në fushën “Teknologjitë e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë”, nga Millennium Challenge Corporation.
Ndërsa ishte e angazhuar në studimet e saj në Iowa, Fjolla ka vazhduar të përparojë duke u angazhuar përbrenda institucionit.
Ajo ka pasur një rol aktiv e punësuar si hulumtuese në zyrën e Dekanit, duke sjellë kontributin e saj në zhvillimin e dijes dhe ideve inovative. Përveç kësaj, Fjolla gjatë qëndrimit në SHBA ka përfunduar me sukses trajnimet në fushën e Auditimit Energjetikë Rezidencial, duke thelluar njohuritë e saj në fondacionet e konzervimit të energjisë
Përpos gjuhës shqipe flet gjuhën angleze dhe gjermane.
Merita Osmani Ejupi
Këshilltare Politike e Ministres
Merita Osmani Ejupi, këshilltare politike e Ministres për ndërmarrjet publike, është inxhiniere e Makinerisë me përvojë në biznes dhe në administratën shtetërore. E diplomuar me master nga Universiteti i Prishtinës, ajo i ka dedikuar punën profesionale zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve në energji.
Si inxhiniere në uzinën e trafostacionit elektrik “Energoinvest”, znj. Osmani Ejupi ka planifikuar dhe projektuar proceset e reja të prodhimit të trafove në Kosovën e pasluftës.
Për një kohë ka ushtruar detyrën e udhëheqëses së divizionit për mbrojtjen e mjedisit në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, duke ndihmuar në zhvillimin e ligjeve të para të energjisë në Kosovën dhe duke bashkërenduar përpjekjet për mbrojtjen e ujit dhe ajrit nga ndotja.
Si bashkëpronare dhe menaxhere e një biznesi privat, ka promovuar burimet alternative të energjisë termike dhe ka ofruar zgjidhje për efiçiencën e energjisë për amvisëritë dhe lokalet afariste.
Në detyrën e tanishme, znj. Osmani Ejupi ndihmon në përmirësimin e mbikëqyrjes së 18 ndërmarrjeve publike qendrore.
Edona Bajçinca
Këshilltare Politike e Ministres
Edona Bajçinca është e diplomuar në Sociologji nga Universiteti i Prishtinës (2008).
Si bashkë-themeluese e “Bold Productions” që nga qershori 2020, Edona ka drejtuar projekte të
ndryshme në fushën e marketingut dhe komunikimit duke pasuruar portfolion e kompanisë.
Detyra e saj si Kryeshefe Ekzekutive (CEO) për pesë vite me radh në “British Academy of Kosova” fuqizoi
individë të panumërt përmes programeve efektive në edukim dhe inovacion.
Përkushtimi i Edonës luajti një rol të rëndësishëm teksa ajo udhëhoqi programin e Komunikimit për
“Youth Prep Club” në Qendrën Këshilluese Amerikane – “EducationUSA” Advising Center në Kosovë.
Gjatë eksperiencës së saj si Menaxhere e Marrëdhënieve me Klientë dhe Specialiste e Komunikimit në
“Karrota ADS”, ajo kishte qasje strategjike ndaj klientëve dhe me angazhimin e saj ndikoi në forcimin e
marrëdhënieve me klientë.
Ekspertiza e gjerë financiare dhe njohuritë strategjike të Edonës ishin të rëndësishme në rolin e saj si
Kryeshefe Financiare dhe anëtare e bordit vendimmarrës në fabrikën vendore SCAMPA N.P.T, për shtatë
vite me radhë udhëheqja e saj luajti një rol kyç në formësimin e stabilitetit financiar të fabrikës.
Karriera e Edona Bajçincës është një dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur ndaj progresit dhe
aftësisë së saj për të frymëzuar dhe udhëhequr në industri të ndryshme.
Adelina Nitaj
Këshilltare e Jashtme Politike
Adelina Nitaj është eksperte në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, me mbi 7 vite përvojë profesionale në projekte të ndryshme ndërkombëtare.
Ajo ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka ndjekur studimet master për Integrime Evropiane dhe Administratë Publike. Po ashtu, ka përfunduar programin për Studime Baltike në Universitetin e Tartu, në Estoni.
Gjatë karrierës së saj, Adelina ka udhëhequr projekte të rëndësishme, si hartimi i Strategjisë së Komunikimit për projektin nacional të Regjistrimit të Popullsisë 2021-2023, si dhe gjithashtu ka qenë pjesë e projekteve të Bankës Botërore në Kosovë, duke mbuluar komunikimin publik për fushën e kadastrit dhe të drejtave pronësore.
Adelina është anëtare e Bordit të SANK, një iniciativë në kuadër të Ambasadës Suedeze në Kosovë, dhe përfituese e bursës së Akademisë Suedeze për Qeverisje Digjitale.
Aktualisht, është këshilltare në programin e UNDP-së “Fondi i Ekselencës – Zhvillimi i Kapaciteteve Institucionale për Ndryshim Transformues”.
Besart Jashari
Këshilltar Politik