Pse është privatizimi i nevojshëm?

  • Distribucioni dhe Furnizimi i KEK-ut është një operim i kushtueshëm dhe jo efikas. Këto jo-efikasitete, të ndërlidhura me deficitin e inkasimeve, vjedhjeve të energjisë elektrike, dhe të infrastrukturës jo kohore, krijojnë një ngarkesë të madhe financiare për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
  • Subvencionet e Qeverisë për sektorin e energjisë janë duke u reduktuar dhe nuk janë të qëndrueshme. Ngarkesa e buxhetit të Kosovës ka ndikim negativ.
  • Investimet e sektorit privat në Distribucion dhe Furnizimin e KEK-ut do të përmirësojnë infrastrukturën, efikasitetin në operim, inkasimin, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për sektorin që po privatizohet por ka ndikim direkt në gjithë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Çfarë nuk është në rregull tani?

Ndërprerjet e rrymës, infrastrukturë të dobët, operim joefikas, shkallë jo e kënaqshme e inkasimit, vjedhje, humbje komerciale.

Me investimet nga sektori privat do të sigurojnë besueshmëri më të madhe, përmirësojnë infrastrukturën, do të krijojnë sisteme dhe praktika efikase të operimit, do të përmirësoj shkallën e inkasimit me teknologji të re si dhe faturim të përmirësuar, do të reduktoj humbjet komerciale dhe të eliminoj subvencionet qeveritare.

A do të rriten çmimet e rrymës?

Zyra e Rregullatorit të Pavarur të Energjisë është kompetente për të rregulluar tarifat të cilat reflektojnë çmimet e energjisë në përputhshmëri me koston dhe investimet. Tregu është i lëvizshëm, ashtu siç janë edhe shkallët e tarifave. Megjithëkëtë, privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK nuk ndikon në rritjen e tarifave.

Çfarë do të ndodhë nëse nuk e paguaj faturën time?

Mos pagesa do të rezultojë në shkëputjen e shërbimeve.

A do të ketë ndryshime të mëdha në numrin e të punësuarve?

Jo. Të gjithë punëtorët e sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit do të transferohen në sektorin e privatizuar. Përpos, kësaj Qeveria e Kosovës për punë

Çfarë do të ndodhë me borxhet e konsumatorëve ndaj KEK-ut?

Borxhet mbeten borxhe, nuk falen dhe duhet të paguhen.

Sa kompani kanë qenë të interesuara për ta privatizuar distribucionin?

Katër kompani i kanë plotësuar kushtet dhe janë parakualifikuar në procesin e privatizimit të distribucionit. Ato kanë qenë Elsewedy Electric nga Egjipti dhe Calik, Limak dhe Taib Bank nga Turqia.

Për sa është shitur Distribucioni?

Oferta më e lartë financiare është pranuar nga konzorciumi Calik dhe Limak, në shumë prej 26.3 €.

A është shitur lirë?

Së pari duhet të ceket se çmimi është objektiv dhe real në krahasim me rreziqet që do t’i merr sektori i privatizuar. Duhet ta kemi parasysh, se sektori që po privatizohet është duke shënuar humbje dhe jo fitim. Humbjet arrijnë në 39 përqind. Pra nëse investohet vetëm 1 euro, 39 cent do të jenë të humbura për privatizuesin, pra flasim për rreziqe të mëdha. Gjithashtu këtu duhet ti shtojmë edhe çështjet si veriu i Kosovës, rrjeti atje vazhdon të shënon humbje. Gjithashtu, në dallim nga vendet e rajonit, në Kosovë shteti nuk garanton privatizuesin për humbjet dhe rreziqet që mund të ndodhin dhe shuma prej 26.3 milionë euro mendojmë se është reale, dhe objektive, në krahasim me rreziqet.