Njësia e Inspektimit të Energjisë
1. Njësia e Inspektimit të Energjisë, bën inspektimet për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e energjisë dhe pajisjeve nën presion.
2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Inspektimit të Energjisë, janë:
2.1. Kryen inspektimet për mbikëqyrjen administrative të zbatimit të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike, Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ligjit për Pajisjet nën Presion, Ligjit për Energjinë Termike, Ligjit për Gazin Natyror, Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, Ligjin për Inspektimet si dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
2.2 Kryen inspektimet e gjendjes teknike dhe sigurisë së pajisjeve dhe stabilimenteve të energjisë dhe pajisjeve nën presion në bazë të inspektimit të planifikuar, paplanifikuar, sipas parashtresës, ri-inspektimit, dhe inspektimit të përbashkët sipas Ligjit për Inspektimet, Ligjit për Energjinë, Ligjin për Energji Elektrike, Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Ligjit për Pajisjet nën Presion, Ligjin për Energjinë Termike, Ligjin për Gazin Natyror, Ligjit për Efiçiencën e Energjisë dhe akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve, ligjeve të aplikueshme në fuqi dhe përgatit raporte mbi inspektimin.
2.3. Pranon dhe shqyrton kërkesat, ankesat dhe parashtesat nga personat fizikë dhe juridikë, lidhur me lëmin e energjisë dhe pajisjeve nën presion në përputhje me Ligjin për Inspektimet, Ligjin për Energji, Ligjin për Pajisje nën Presion dhe akteve nënligjore që burojnë prej ligjeve të aplikueshme në fuqi.
2.4. Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin e legjislacionin për fushat përkatëse të Njësisë së Inspektimit të Energjisë;
2.5. Udhëzon ndërprerjen e furnizimit ose shfrytëzimin e energjisë për pajisjet, objektet ose stabilimentet nëse të njëjtat nuk shfrytëzohen ose mirëmbahen në pajtim me kërkesat teknike të kodeve, rregullave apo akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për energjinë.
2.6 Urdhëron heqjen nga përdorimi të pajisjes dhe instalimit nën presion, në rastet kur ato nuk i plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë.
2.7 Nxjerrë njoftime me shkrim që përmban udhëzime të detyrueshme për korrigjimin e shkeljeve brenda një afati të caktuar.
2.8 Vendos gjoba administrative sipas ligjeve përkatëse ne fuqi në fushën e energjisë dhe pajisjeve nën presion ose i propozon Rregullatorit për Energji të vendosë gjoba administrative dhe dënime sipas dispozitave të përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
2.9. Propozon Rregullatorit që të pezullojë, ndryshojë ose tërheqë licencën përkatëse.
2.10. Sipas kërkesës bashkëpunon me institucione dhe organet tjera inspektuese që mbulojnë fusha të ngjashme.
2.11. Krijon dhe plotëson bazën e të dhënave për pajisjet dhe stabilimentet e inspektuara
3. Udhëheqësi i Njësisë së Inspektimit të Energjisë i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Njësia e Inspektimit të Energjisë është strukturë në nivel të njëjtë me Divizionin.
5. Njësia e Inspektimit të Energjisë përbëhet nga inspektorë të fushave përkatëse të cilët merren me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për energji dhe Ligjit për Pajisjet nen Presion dhe janë kompetent për zhvillimin e inspektimeve sipas legjislacionit përkatës për energji, Ligjit për Pajisje në Presion si dhe në përputhje me Ligjin për Inspektimet.
6. Inspektorët e fushave përkatëse për punën e vet i raportojnë Udhëheqësit të Njësisë së Inspektimit të Energjisë.
7. Numri i të punësuarve në Njësinë e Inspektimit të Energjisë është dhjetë (10).
Udhëheqës i Inspektoratit të Energjisë: Aferdita Avdili
Tel: 038 200 215/33
Email: Aferdita.Avdili@rks-gov.net