Inspektorati i Energjisë

1. Inspektorati i Energjisë vepron në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe bën mbikëqyrjen administrative të zbatimit të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike, Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ligjit për Pajisjet nën Presion, Ligjit për Ngrohje Qendrore,  Ligjit për Gazin Natyror, Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, si dhe të gjitha aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

2. Udhëheqësi i Inspektoratit të Energjisë raporton tek Ministri.

3. Inspektorati i Energjisë është strukturë në nivel të njëjtë me Divizionet.

4. Numri i të punësuarve në Inspektoratin e Energjisë është pesë (5).

Udhëheqës i Inspektoratit të Energjisë: Hysni Komoni
Tel: 038 200 215/33
Email: hysni.komoni@rks-gov.net